July 13, 2026
1 min read

Courtois shmang lëndimin, pritet që të kthehet në stërvitje me Realin

Ndeshja ndaj Spanjës shihej si një lëndim i radhës për Thibaut Courtois.

Belgu, ishte detyruar të lë fushën në minutën e 70-të ku u shtuan dyshimet rreth gjendjes së tij.

Mirëpo testet që i bëri në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas, lanë jashtë mundësinë e lëndimit.

Me lejen mjekësore në dorë, Courtois tani do të rifillojë pushimet e tij pas një sezoni të gjatë dhe një paraqitjeje në Kupën e Botës.

Portieri do të ribashkohet me skuadrën në fund të korrikut , duke ndjekur orarin e graduar të kthimit të planifikuar për lojtarët ndërkombëtarë të Real Madridit, dhe kjo pengesë nuk do të ndikojë në afatin kohor të tij ose në planet e Mourinhos për pozicionin e portierit.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop