October 1, 2025
1 min read

Sa mund të zgjasë mbyllja e qeverisë amerikane?

Nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë mbyllja e qeverisë amerikane pasi situata do të zgjidhet vetëm pasi Kongresi të miratojë një projektligj për shpenzime.

Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur një mbyllje e tillë.

Më e gjata në historinë amerikane zgjati 35 ditë dhe ndodhi gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë, shkruan BBC.

Në të kaluarën, mbylljet kanë qenë të ndryshme në kohëzgjatje:

Mbyllja e dytë më e gjatë ishte në dhjetor 1995 – zgjati 21 ditë

Gjatë presidencës së Barack Obamës, një mbyllje zgjati 16 ditë

Midis viteve 1982 dhe 1987, katër mbyllje qeveritare zgjatën vetëm një ditë secila

Nën ish-presidentin Bill Clinton, një mbyllje federale zgjati 5 ditë

Qeveria amerikane u mbyll në mesnatë pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.

Latest from Blog

Go toTop