July 14, 2026
1 min read

Aksident në qendër të Pejës, përplasen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qendër të Pejës.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa po hetohen rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Latest from Blog

Go toTop