October 1, 2025
1 min read

Vetura kaloi laurën hekurudhore në Pejë, nisin hetimet

“Infrakos”, ka njoftuar se polciai është duke u marrë me rastin e publikimit të një videoje nga Indeksonline, ku shihet një veturë teksa e kalon laurën e trenit në Pejë.

Kjo ndërmarrje, ka bërë thirrje për të gjithë pjesëmarresit e trafikut rrugor qe t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar në këto kryqëzime.

Rasti në fjalë është procesuar te organet e rendit, pasi që “Infrakos”-i i ka të instaluara edhe kamerat në monitorimin e këtij vendkalimi.

Disa aksidente janë regjistruar si pasojë e goditjes së veturave nga treni.

Në disa raste ato kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Latest from Blog

Go toTop