Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve për rastin e koduar “Pastrimi”.
Sipas njoftimit, personat me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për disa vepra penale, përfshirë organizim ose pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave, shmangie nga tatimi, dokumente të rrejshme tatimore, shpëlarje të parave dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Demantim News raporton se ndalimi i tyre është pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale në këtë rast.
Lidhur me rastin “Pastrimi”, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona, ndërsa hetimet nga autoritetet kompetente janë ende duke vazhduar.