Kupa e Botës 2026 po i afrohet fundit, ndërsa FIFA ka përgatitur një spektakël të madh për ceremoninë e mbylljes së turneut më të madh të futbollit në botë.
Ceremonia do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York Stadium” në New Jersey, rreth 90 minuta para finales së madhe të Botërorit.
Tifozët do të kenë mundësi të hyjnë më herët në stadium, ku janë planifikuar aktivitete dhe argëtim para nisjes së ceremonisë.
Një nga momentet kryesore pritet të jetë interpretimi i himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara nga Jennifer Hudson, ndërsa në skenë do të performojnë edhe emra të njohur botërorë si Laura Pausini, Nicole Scherzinger, Robbie Williams dhe IShowSpeed.
Spektaklit pritet t’i bashkohet edhe aktori i famshëm Tom Cruise, i cili kishte bërë bujë me paraqitjen e tij në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Emra të tjerë të artistëve dhe të ftuarve specialë pritet të bëhen publikë në ditët në vijim, /Demantim News/.