Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti me traktor.
Viktima është identifikuar si Ardian Kalludra, 42-vjeçar, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra pas rrokullisjes së traktorit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 14:55, ndërsa dyshohet se 42-vjeçari ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të mjetit, duke shkaktuar aksidentin fatal.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet mjekësore dhe mjekësia ligjore. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë, /Demantim News/.