July 14, 2026
1 min read

Identifikohen dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Cërrik

Një aksident i rëndë ka tronditur Cërrikun, ku përplasja e fuqishme mes dy automjeteve ka përfunduar me pasoja fatale.

Si pasojë e goditjes, dy persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Viktimat janë identifikuar si Qemal Çala dhe Drilon Tabaku, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe tronditje te banorët e zonës, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop