July 15, 2026
1 min read

MERR FUND PRITJA, ZBULOHET DATA E NISJES SË EPOKËS ZIDANE TE FRANCA

Zinedine Zidane pritet të nisë zyrtarisht aventurën e tij si trajner i Kombëtares së Francës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke i dhënë fund një epoke të gjatë të Didier Deschamps në krye të “Les Bleus”.

Deschamps kishte konfirmuar më herët se do të largohej nga posti pas Botërorit 2026, pas 14 vitesh në drejtimin e kombëtares franceze. Kjo ka hapur rrugën që Zidane të marrë drejtimin e ekipit, një emër që prej vitesh është lidhur me stolin e Francës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ekziston tashmë një marrëveshje verbale mes Zidane dhe Federatës Franceze të Futbollit për marrjen e detyrës, ndërsa prezantimi i tij pritet të bëhet pas përfundimit të angazhimeve të Francës në Kupën e Botës 2026. Këtë e ka raportuar edhe Demantim News.

Ish-trajneri i Real Madridit rikthehet kështu te kombëtarja franceze, por kësaj radhe në pankinë. Si futbollist, ai ishte protagonisti kryesor i triumfit historik të Francës në Kupën e Botës 1998 dhe mbetet një nga figurat më të mëdha të futbollit francez.

Në karrierën e tij si trajner, Zidane fitoi tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, duke u konsideruar si një nga trajnerët më të suksesshëm të gjeneratës së tij.

Me një brez futbollistësh të udhëhequr nga Kylian Mbappé dhe shumë talente të reja në përbërje, pritshmëritë për epokën Zidane janë të mëdha. Tifozët francezë shpresojnë se legjenda e tyre do të arrijë të përsërisë sukseset me kombëtaren edhe në rolin e trajnerit, raporton Demantim News.

Latest from Blog

Go toTop