July 15, 2026
1 min read

Banesa përfshihet nga zjarri në Pejë, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga Policia e Kosovës, fatmirësisht nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar. Për rastin ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, raporton Demantim News.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

“Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Rugova për mediat.

Shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente pritet të kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Demantim News.

Latest from Blog

Go toTop