Ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, është përballur me një situatë të pakëndshme pasi shtëpia e tij është bërë cak i një tentative grabitjeje.
Sipas mediave spanjolle, dy persona të maskuar tentuan të futeshin në vilën e futbollistit në orët e hershme të mëngjesit, por u ndaluan nga sigurimi privat, raporton Demantim News.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, kur sigurimi i Yamal-it i kishte vërejtur të dyshuarit përmes kamerave të sigurisë. Ata u larguan menjëherë nga zona pasi kuptuan se ishin zbuluar.
Rasti është raportuar te autoritetet, ndërsa njësitë hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e tentativës së grabitjes.