Dhjetëra persona dyshohet se janë helmuar në Han të Elezit gjatë ditëve të fundit, ndërsa Policia ka nisur hetimet për rastin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se rasti është iniciuar për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”, raporton Demantim News.
Sipas tij, në kuadër të hetimeve pritet të intervistohen dy pronarë lokalesh, ndërsa Policia po vazhdon mbledhjen e informatave për zbardhjen e plotë të rastit.