Lionel Messi ka bërë një dedikim prekës për Diego Armando Maradonën pas fitores 2:1 të Argjentinës ndaj Anglisë, rezultat që i siguroi “Albicelestes” një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.
Kapiteni argjentinas tha se është i bindur se legjenda e ndjerë e futbollit po e ndjek me krenari rrugëtimin e kombëtares nga parajsa, shkruan Indeksonline
“Jam i sigurt se Diego po e shijon këtë pafundësisht nga parajsa. Për të ishte një ditë shumë e veçantë.”
Messi theksoi se triumfi ndaj Anglisë kishte një domethënie të veçantë, duke e cilësuar si një dhuratë për Maradonën.
“Të mund t’ia dhurojmë Maradonës këtë gëzim, që ta përjetojë nga lart dhe ta shijojë… Ky ishte një dhuratë për të.”
Me këtë fitore, Argjentina siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Botërorit 2026, ku do të përballet me Spanjën në luftën për titullin e kampionit të botës.