Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, pas të shtënave me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve të fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas raportimeve, personat e përfshirë në këtë rast janë familjarë mes vete. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në vendngjarje, ndërsa i dyshuari ende nuk është kapur.