Humbja e Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës solli edhe një moment që pushtoi rrjetet sociale.
Legjenda e muzikës, Mick Jagger, ishte në tribunat e stadiumit të Atlantës për ta mbështetur kombëtaren angleze, por reagimi i tij pas eliminimit u kthye shpejt në një meme të re në internet.
Para ndeshjes, këngëtari i “Rolling Stones” u pa duke kënduar “Sweet Caroline” së bashku me tifozët, por në fund të takimit kamerat e kapën duke tundur kokën i zhgënjyer pas humbjes së Anglisë.
Pamjet e tij u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale, ku shumë përdorues e cilësuan reagimin si momentin viral të mbrëmjes.
/Demantim News/