Aksident në Vushtrri, policia dhe ambulanca në vendngjarje
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Vushtrri, ku janë përfshirë disa automjete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi i ambulancës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia pritet të japë detaje të tjera për rastin. /Demantim News/