July 17, 2026
1 min read

Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë sot në sheshin e qytetit të Podujevës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se një person është lënduar si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë.

Ahmeti njoftoj se është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës  19 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në  Podujevë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. 

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Latest from Blog

Go toTop