Kosova shkëlqen në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Mustafa Hajrulahovic – Talijan” me gjashtë medalje.
Kombëtarja e Kosovës në boks ka fitura gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”, që u mbajt këto ditë në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Taulant Jakupi fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 85 kg, e të argjendtë fitoi Riad Isufi në kategorinë deri në 55 kg.
Ndërkaq, medalje të bronzta fituan Bashkim Bajoku, Erdi Aliu, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani.
Sipas trajnerit të kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut.