Fenerbahçe përballet sonte me Sturm Grazin në ndeshjen e rundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është përfshirë në formacionin startues, pasi trajneri Ismail Kartal ka vendosur ta lërë fillimisht në bankën e rezervistëve.
Takimi zhvillohet në Stamboll dhe nis në orën 20:00.
Muriqi rikthehet në dispozicion të ekipit pas një periudhe mungese për shkak të lëndimit, i cili e kishte mbajtur jashtë fushës edhe gjatë ndeshjeve përgatitore të Fenerbahçes.