Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar procedurën e prokurimit për furnizimin me pajisje mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë.
Vlera e kontratës arrin në 298 mijë e 995 euro, ndërsa ishte paraparë një fond prej 300 mijë eurosh për këtë furnizim.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, procedura është zhvilluar me kriterin e çmimit më të ulët dhe në garë ka qenë vetëm një operator ekonomik.
Kontrata i është dhënë kompanisë “Agani L.t.d. SHPK”, ndërsa objekti i saj është furnizimi i Klinikës së Neonatologjisë me pajisje mjekësore.
Kontrata nuk është ndarë në lote dhe nuk është paraparë mundësi e realizimit përmes nënkontraktimit.