Personi i përfshirë në një rast të raportuar në Lipjan ka ndërruar jetë gjatë kohës që po merrte trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vdekja është konfirmuar më 5 gusht nga mjeku, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga organet kompetente.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do të kryhet obduksioni për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të rastit.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ishte raportuar më 4 gusht në Lipjan, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.