Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pas një kontrolli, gjatë të cilit policia ka sekuestruar substanca narkotike dhe pajisje të dyshuara se lidhen me shpërndarjen e tyre.
Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 485 gramë marihuanë, rreth 181 gramë substancë e dyshuar hashash, 2.1 gramë kokainë, si dhe para të gatshme.
Po ashtu, janë sekuestruar një pistoletë me gaz, pajisje për bluarje, peshore, paketime të zbrazëta, telefona celularë dhe pajisje për regjistrim të kamerave.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë.