Një aksident tragjik në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, i mori jetën një 38-vjeçari nga Kosova.
Viktima është Lorik Deçi nga Prishtina, i cili prej vitesh jetonte në lagjen “Dardania”.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët e kanë kujtuar me fjalë prekëse.
“Lamtumirë, Lorik… Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe me kujtimet e bukura që le pas”, është një nga mesazhet e ndara në nderim të tij.
Rrethanat e aksidentit në të cilin humbi jetën 38-vjeçari ende po hetohen nga autoritetet.