Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se refuzimi për të propozuar një kandidat për kryetar të Kuvendit përbën moszbatim të rezultatit të zgjedhjeve.
Sipas tij, LVV po refuzon të marrë përgjegjësinë që i është dhënë nga qytetarët përmes votës.
“Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës. Ajo që ndodhi dje në Kuvend është e gabuar dhe e dëmshme.
Partia fituese refuzoi të nominojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Kjo është refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve.
Populli votoi dhe dha besimin, ndërsa ata refuzuan ta marrin detyrën”, ka deklaruar Ramadani.