August 7, 2026
1 min read

Prishtina dezinfekton shkollat para nisjes së vitit të ri shkollor

Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e institucioneve edukativo-arsimore, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Procedura është zhvilluar përmes ritenderit, ndërsa vlera e kontratës është 14 mijë e 900 euro, nga 15 mijë euro sa ishte vlera e parashikuar fillestare.

Kontratën për kryerjen e këtyre shërbimeve e ka fituar operatori ekonomik “VLORA A. AHMETI B.I.”.

Me këtë kontratë synohet realizimi i trajtimeve higjieno-sanitare në shkollat dhe institucionet edukative të kryeqytetit, para rikthimit të nxënësve në bankat shkollore.

Latest from Blog

Go toTop