Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë veprimeve hetimore në terren është identifikuar dhe konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore edhe në këtë lokacion të dyshuar.
Në vendngjarje po zhvillohen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe rrethanave që lidhen me të.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se do të vazhdojnë punën hetimore në përputhje me ligjin, deri në përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme.