Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rasti është konfirmuar më 7 gusht nga Laboratori i Mikrobiologjisë.
Bëhet fjalë për një 21-vjeçar nga Kosova, i cili po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Sipas IKShPK-së, gjendja e pacientit është stabile dhe ai po merr trajtimin e nevojshëm.
Nga hetimi epidemiologjik është konstatuar se pacienti nuk ka udhëtuar jashtë vendit në zona ku është raportuar qarkullimi i virusit.
Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, ndërsa IKShPK ka rekomanduar qytetarët të marrin masa mbrojtëse gjatë sezonit të mushkonjave.