August 8, 2026
1 min read

Një person humb jetën në aksident trafiku në Prishtinë, një tjetër lëndohet

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana.

Sipas Policisë, njëri nga personat e përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Latest from Blog

Go toTop