August 8, 2026
1 min read

Zjarri rrezikon shtëpitë në Vranjefc, banorët dalin në ndihmë të zjarrfikësve

Situatë shqetësuese në Vranjefc, ku zjarri ka përfshirë disa toka bujqësore dhe po i afrohet shtëpive të banorëve.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Banorët janë të shqetësuar për rrezikun që zjarri të përfshijë edhe objektet e banimit, ndërsa disa prej tyre janë angazhuar për t’u ndihmuar zjarrfikësve në përballimin e situatës.

Thatësira dhe temperaturat e larta po rrisin rrezikun e përhapjes së zjarreve në zona të ndryshme.

Latest from Blog

Go toTop