August 8, 2026
1 min read

Zjarr i madh në hyrje të Prishtinës, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës, nën unazën qendrore të Lakrishtës.

Flakët kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me mbeturina, ndërsa zjarri ka nisur të përhapet me shpejtësi rreth orës 15:30.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, të cilët po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u sqaruar shkaku i zjarrit.

Latest from Blog

Go toTop