August 9, 2026
1 min read

Vetura godet biçiklistin në Ramjan të Vitisë, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Ramjan të Vitisë, ku një veturë ka goditur një biçiklist, duke i shkaktuar lëndime.

Në disa pamje të siguruara, shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila po i ofron ndihmën e parë personit të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Jemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me aksidentin në fjalë.

Latest from Blog

Go toTop