August 9, 2026
1 min read

Kuvendi dështon të konstituohet, ekspertët: Çdo veprim tash është jashtë domenit kushtetues

Seanca konstituive e 8 gushtit nuk rezultoi me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike që do të përfshinte edhe çështjen e presidentit.

Gjatë seancës pati edhe tensione, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit tashmë ka kaluar dhe se veprimet e mëtejshme të deputetëve zhvillohen jashtë afatit kushtetues.

“30 ditë parasheh Kushtetuta të konstituohet Parlamenti”, deklaroi Kryeziu, duke iu referuar edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu ka kritikuar klasën politike për mosarritjen e një marrëveshjeje, duke kërkuar që partitë t’i japin fund përplasjeve dhe të gjejnë një zgjidhje për funksionalizimin e institucioneve.

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca konstituive dhe nëse negociatat politike do të prodhojnë një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop