August 9, 2026
1 min read

Montazhi me AI ndaj Time Kadriajt, reagon deputetja: S’ju shpëton as Beogradi!

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet sikur gazeta serbe “Blic” ka raportuar në ballinë për incidentin e një dite më parë në Kuvendin e Kosovës.

Në imazhin e publikuar paraqitet fotografia e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila gjatë seancës hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pas publikimit ka reaguar Kadrijaj, e cila e ka cilësuar montazhin si përpjekje për manipulim.

“Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton!”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Imazhi i shpërndarë nga Hoxha paraqet një ballinë të simuluar të gazetës serbe, me një artikull për incidentin e ndodhur në Kuvend.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop