August 9, 2026
1 min read

Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Muhovc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Për Demantim News, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 16:30.

Në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona. Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ekipet emergjente.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop