Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së dielës në Mitrovicën e Jugut.
Për Demantim News, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:30.
“Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”, deklaroi Zahiti.
Sipas Policisë, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo motivet e rastit, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e personit apo personave të përfshirë.
/Demantim News/