August 10, 2026
1 min read

10 gushti i vitit 1998 – një nga ditët më të dhimbshme dhe më të lavdishme për Kaçanikun.

Sot bëhen 28 vjet nga rënia heroike e komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve të tij, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj.

Ishte pikërisht 10 gushti i vitit 1998 kur në anën e Kaçanikut u dëgjuan krismat e para të luftës çlirimtare. Atë ditë, tre luftëtarët ranë në fushën e betejës, duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë së Kosovës.

Kjo datë shënon edhe Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, një formacion që gjatë luftës së UÇK-së dha 95 dëshmorë të lirisë.

Agim Bajrami, i emëruar komandant nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kishte luajtur rol të rëndësishëm në organizimin, furnizimin dhe përgatitjen e njësive të Kaçanikut për luftë.

Sot, pas 28 vitesh, emrat e Agim Bajramit, Besnik Beguncës dhe Xheladin Kurtajt vazhdojnë të kujtohen me nderim.

Lavdi heronjve dhe të gjithë dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”!

Latest from Blog

Go toTop