Një vikend i ngarkuar është regjistruar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ku janë trajtuar gjithsej 929 raste emergjente.
Gjatë kësaj periudhe, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar edhe dhjetëra raste të lëndimeve.
Sipas QKUK-së, 53 persona janë lënduar në aksidente trafiku, dy nga armët e zjarrit dhe një nga arma e ftohtë.
Po ashtu, 8 persona janë trajtuar pas përleshjeve fizike, ndërsa janë raportuar edhe 3 raste të intoksikimit.
Në Reanimim janë trajtuar 202 pacientë, në Emergjencën Internistike 280, në atë Kirurgjike 192 dhe në Emergjencën Ortopedike 194 pacientë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Shifrat tregojnë një tjetër vikend të ngarkuar për shërbimet emergjente në vend.