August 10, 2026
1 min read

Raportohet e zhdukur një grua në Podujevë, policia nis hetimet

Një grua është raportuar e zhdukur në Podujevë, pasi familjarët kanë deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 9 gusht 2026.

Sipas raportit 24-orësh, një burrë kosovar ka njoftuar policinë se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk kanë pasur informacione për vendndodhjen e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Latest from Blog

Go toTop