August 10, 2026
1 min read

Qumështorja Vita nis procedurat ligjore kundër Ministrisë dhe AUV-it

Qumështorja Vita ka nisur procedura ligjore ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke iu drejtuar Gjykatës Supreme, Administrative dhe Komerciale.

Kompania thotë se analizat e prezantuara nga AUV dëshmojnë se qumështi i saj është i pastër, ndërsa pretendon se rezultatet nuk janë publikuar dhe as nuk i janë dorëzuar kompanisë brenda afatit ligjor.

Vita ka kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit për inicimin e verifikimit administrativ dhe kontrollit të jashtëzakonshëm, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe drejtshmërinë e procedurës.

Kompania thekson se kërkesa për ruajtjen dhe sigurimin e provave është urgjente, për shkak të rëndësisë që këto prova kanë në procedurat ligjore.

Latest from Blog

Go toTop