October 2, 2025
1 min read

Diplomati Covey: Është e qartë edhe në Rambuje që Thaçi trembej nga komandantët e zonave

Dëshmitari James Covey ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ishte një person i dhunshëm dhe as nuk kishte predispozita të tilla. Përkundrazi, sipas tij, Thaçi iu trembej komandantëve të UÇK-së që ishin famëkeq për dhunë.

Por, kur u pyet nga gjyqtari Christoph Barthe, Covey tha se ishte e qartë që edhe në Rambuje, Thaçi kishte frikë nga komandantët e zonave, ku kishte marrë kërcënime të drejtpërdrejta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Që trembej është e qartë edhe në Rambuje që ai është kërcënuar drejtpërsëdrejti që nëse ai nuk pajtohej me kërkesat e komandantëve të zonave. Por, ishte edhe sjellja e tij e qartë. Mënyra se si ishte i kujdesshëm sa i takon marrëdhënieve me udhëheqjen e lëvizjes së UÇK-së. Siç e thash edhe më herët në profesionin tonë ne nuk kemi qasje asnjëherë në informacione të plota. Ne, thjesht nxjerrim përfundime nga çka kemi parë, çka kemi dëgjuar dhe bazuar në përvojën tonë jetësore”, tha ai.

Covey e mohoi gjithashtu se Thaçi ia kishte thënë ndonjëherë se kishte frikë.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit

E tmerrshme: Djali rrah nënën në Prishtinë

Një rast i rëndë është shënuar të hënën në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. “Është
Go toTop