August 10, 2026
1 min read

Pritjet në kufi: Një orë për dalje nga Dheu i Bardhë

Pritje të shtuara janë regjistruar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Dheu të Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit, qytetarët që po dalin nga Kosova në këtë pikë po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 500 metra. Në hyrje, pritjet janë deri në 30 minuta, me kolona rreth 300 metra.

Fluks i shtuar është regjistruar edhe në Muçibabë, ku pritjet në dalje arrijnë deri në 30 minuta dhe kolona rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare situata është më e qetë. Në Jarinjë dhe Merdarë, pritjet në dalje janë deri në 10 minuta.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop