Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë.
Për Demantim News, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:10.
Sipas informacioneve të para, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia. Të dy janë shtetas të Kosovës dhe të moshës madhore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të plagosjes.
/Demantim News/