August 10, 2026
1 min read

Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar lajm të mirë nisjen e procesit për kalimin gradual të përgjegjësisë për sigurinë në Urën Kryesore të Mitrovicës nga KFOR-i te Policia e Kosovës.

Nga Ura e Mitrovicës, Sveçla tha se ky proces vjen pas, siç u shpreh ai, rezultateve të institucioneve të sigurisë në ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi ku përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës”, deklaroi Sveçla.

Ai theksoi se procesi do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in, ndërsa me përmirësimin e situatës së sigurisë pritet të reduktohet gradualisht edhe prania policore në urë.

Sveçla foli edhe për hapjen e urës për automjete, duke thënë se institucionet po punojnë që procesi të përfundojë në mënyrën më të mirë dhe pa ndikuar negativisht te qytetarët.

Duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Liqenin e Ujmanit, Sveçla tha se Kosova është e përgatitur të marrë përgjegjësitë e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe sovranitetit të vendit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop