August 10, 2026
1 min read

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në disa pika kufitaret

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të bërë më 10 gusht, në orën 19:11, situata më e ngarkuar paraqitet në Dheu të Bardhë dhe Muçibabë, ku pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 60 minuta.

Dheu të Bardhë, kolona në dalje arrin deri në 150 metra, ndërsa në Muçibabë deri në 500 metra.

Pritje janë regjistruar edhe në Jarinjë, ku për hyrje në Kosovë pritet nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për dalje nga 5 deri në 10 minuta.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet variojnë nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në disa prej tyre nuk raportohet për kolona.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop