August 10, 2026
1 min read

“E ndoqa me vrap dhe…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos

Detaje të reja janë bërë të ditura nga dosja hetimore ndaj të riut të akuzuar për vrasje, i cili ka rrëfyer para hetuesve versionin e tij për konfliktin dhe ngjarjen që përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti me Johan Zukon kishte nisur rreth dy javë më parë, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me një mikeshë të tij.

I akuzuari pretendon se ditën e ngjarjes është përballur sërish me Zukon dhe se gjatë konfliktit ky i fundit kishte tentuar ta godiste me thikë. Pas ndërhyrjes së personave të tjerë, palët ishin ndarë.

Ai ka deklaruar se më pas është kthyer në banesë dhe, në gjendje të rënduar emocionale, ka marrë një armë zjarri që e mbante të fshehur.

Sipas rrëfimit të tij, armën e futi në një thes dhe shkoi në drejtim të lagjes ku banonte Zuko. Pasi e pa, e ndoqi deri në një pallat, ku pranon se qëlloi me armë, duke pretenduar se kishte synuar këmbët.

Pas të shtënave, i riu ka deklaruar se është larguar, e ka fshehur armën në disa shkurre, është kthyer në shtëpi dhe ka futur rrobat në lavatriçe. Më pas është strehuar në një shtëpi të pabanuar pranë banesës së tij.

Dosja përmban edhe dëshmi të personave që pretendohet se kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa i akuzuari ka kërkuar avokat të siguruar nga shteti për mbrojtjen e tij.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop