August 10, 2026
1 min read

Zjarr i madh në Krujë, flakët rrezikojnë shtëpitë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen drejt zonës së banuar.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Operacioni nga toka po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Për këtë arsye, gjatë ditës është ndërhyrë edhe nga ajri për të frenuar avancimin e flakëve.

Forcat në terren po vijojnë punën për të mbajtur zjarrin larg banesave dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop