Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në fshatin Janiqishtë të Malishevës.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së hënës, ndërsa rasti është konfirmuar nga Policia e Gjakovës.
Sipas informacioneve të para, viktima ishte duke drejtuar motoçikletën kur është përplasur me një veturë.
Nga përplasja, 30-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe, fatkeqësisht, ka humbur jetën.