August 11, 2026
1 min read

Aksidenti tragjik në Malishevë: 30-vjeçari humb jetën në QKUK

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Janiqishtë të Malishevës.

Sipas Policisë, aksidenti ka përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe është përplasur me pjesën ballore të veturës.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit, shtetas të Kosovës, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Megjithatë, më 11 gusht, rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 30-vjeçarit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Latest from Blog

Go toTop