August 11, 2026
1 min read

Gjuajtje me armë në Podujevë, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë, pasi ai ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit, në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 17 fishekë.

Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop