Një i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati mëngjesin e sotëm, pranë kinemasë në Shkodër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa i moshuari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës.
Sipas raportimeve, ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.